Diga e hidrocentralit në Bunec, Lukovë dyshohet se është çarë mesditën e së enjtes duke krijuar rrezik për përmbytje.
Për rrjedhojë është bllokuar rruga nacionale Sarandë – Himarë.
Policia dhe emergjencat civile ndodhen në vendin e ngjarjes, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik. Në zonë ndodhet edhe kreu i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo.
Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.
Policia apelon qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence./abcnews.al