Analisti i sigurisë, Nuredin Ibishi tha se Rusia rrezikon të hyjë në një luftë civile. Në një intervistë për emisionin “Ballkan Update”, analisti theksoi se grupi ëagner nuk e ka kapacitetin për të luftuar ushtrinë ruse por sipas tij, pakënaqësia qytetare ndaj Putinit mund të përkthehet në favor të Prigozhin.
“Lëvizja e tij e shpejtë nga fronti i luftës në Ukrainë në drejtim të Moskës tregon dukshëm edhe një pakënaqësi qytetare dhe të forcave të armatosura të Rusisë. Mendoj se vështirë të ketë një forcë të madhe përveç pakënaqësisë reale për shkak të agresionit në Ukrainë. Mundësitë për një luftë qytetare janë të mundshme nga ajo që Rusia tani pasi ka pësuar dëme të mëdha në operacionet ushtarake në Ukrainë dhe pakënaqësisë qytetare me mobilizimet e mëdha.
Ka një kundërshtim të dukshëm ndaj Putinit, edhe politik dhe ushtarak dhe kjo mund të nxisë më shumë një luftë sesa mundësia që një oligark dhe kompani si Wagner mund të bëjë diçka më shumë në krahasim mr një armatë të tërë se çfarë kanë forcat e armatosura ruse. Flitet që të tërheqë një pjesë të tërheqë një pjesë të angazhuar në operacionet ushtarake në Ukrainë me qëllim që të mbizotërojë depërtimin në drejtim të Moskës por edhe ta stopojë para se të mbërrijë në Moskë.
Këto janë supozime por realiteti është që më tepër mund të jetë një lëvizje e tërësishme që mund të çojë tek një luftë qytetare nga ata që janë pro një ndryshimi në Rusi dhe që në këtë rast shkojnë në favor të Wagner. Por nuk kanë kapacitet që të përmbysin një ushtri të madhe ruse.“, theksoi ai./abcnews.al