Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrezik nga ortekët e dëborës, ndalohet qarkullimi në rrugën Qafë Thore-Theth

schedule09:30 - 15 Shkurt, 2026

schedule 09:30 - 15 Shkurt, 2026

THETH- Pas një analize të detajuar të riskut dhe komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, si dhe me Autoriteti Rrugor Shqiptar, është vendosur mbyllja e përkohshme e segmentit rrugor Qafë Thore -Theth.

Vendimi është marrë për shkak të rrezikut të lartë nga ortekët e dëborës, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonë. Sipas autoriteteve, situata paraqet rrezik të konsiderueshëm për qarkullimin e automjeteve, duke e bërë të pamundur garantimin e sigurisë në këtë aks rrugor.

Segmenti do të qëndrojë i bllokuar deri në një njoftim të dytë. Për arsye sigurie, ndalohet qarkullimi për të gjitha mjetet, përfshirë edhe borëpastrueset, pasi zona konsiderohet me rrezik të lartë kalimi.



Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme mbi situatën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!