Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrezik në ajër, avionët e Finlandës hasin probleme me GPS pranë territorit rus

schedule15:47 - 10 Mars, 2022

schedule 15:47 - 10 Mars, 2022

Avionët e kompanisë ajrore Finnair kanë hasur probleme me GPS në zonën përreth Kaliningradit, shkruan The Guardian

Edhe zonat pranë kufirit të Finlandës kanë raportuar probleme me GPS, gjatë kësaj jave. Ndërkohë avionët e linjës ajrore lituaneze Transaviabaltika nuk janë lejuar të aterojnë në Savonlinna për shkak të mungesës të pajisjseve alternative të navigimit në aeroport.

Ne po fluturonim nga Talini për në Savonlinna të dielën në mbrëmje, kur papritur u zhduk sinjali GPS. Fillimisht dyshova se mund të kishin defekt pajisjet. Por kur avioni ateroi në Helsinki, të gjitha sinjalet po funksiononin normalisht.” tha përfaqësuesi i linjës ajrore Jyri Koponen.

Fluturimet midis Savonlinna dhe Helsinkit gjithashtu janë pezulluar të paktën deri në fillim të javës së ardhshme, sipas autoriteteve.

Në vitin 2018, Finlanda kërkoi informacione nga Rusia në lidhje me bllokimin e GPS gjatë stërvitjeve ushtarake të NATO-s në pjesë veriore të Finlandës dhe Norvegji.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!