Rrezatimi nga aparatura e kobaltit/ Alimehmeti kërkoi shifrat, Ministria e Shëndetësisë reagon për “Real Story”: Të gjitha normat janë normale

schedule20:39 - 27 Qershor, 2024

schedule 20:39 - 27 Qershor, 2024

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për emisionin “Real Story” në ABC News, pasi mjeku Ilir Alimehmeti kërkoi dokumentin në lidhje me rezultatet e matjeve të kontrollit dozimetrik personal për punonjësit në QSUT.

Në dokumentin e paraqitur nga ministria, shihen se të gjitha normat janë normale, për periudhën 11 janar-05 qershor 2024 dhe kjo u pranua nga mjeku Alimehmeti.

Lidhur me skandalin te Onkologjiku, Alimehmeti u shpreh se duhet krijuar një program për kontrollin e kancerit.

Ndërsa analisti Mentor Nazarko theksoi se opozita nuk ka reaguar më herët lidhur me çështjen e rrezatimit nga aparatura e kobaltit.

Pjesë nga diskutimi

Mentor Nazarko: Ju keni pasur ndjeshmëri pse u dogj një pavion i urgjencës, ndërkohë që ky bunkeri, që kjo pajisja rrezatuese të mos ushtronte rrezatim jashtë normave të ndaluara, ka disa vite. Unë nuk kam dëgjuar që ju ta vini gishtin.

Ilir Alimehmeti: Një mjek ka shkuar në çdo zyrë, është mjek imazherist, e ka bërë të ditur problemin e rrezes, vjen nga ai specialitet dhe nuk ndodhi asgjë.

Mentor Nazarko: Po them ju si PD.

Ilir Alimehmeti: Ai u detyrua të ikte nga puna, ka frikë për shëndetin e vet.Atë rrezatim e kanë marrë me vite. Janë të prekoupuar për kët fakt. Ku janë matjet? Hajde marrim një pajisje dhe e masim. Ne kemi një institut zyrtar tonin. Ne kemi institutet tona zyrtare, jam shumë institucional. Ne kemi institucionet tona kombëtare. Kjo matje duhet të jetë e publikuar dhe transparente. I ka këto standarde? Po e kanë, ta nxjerrin.

Mentor Nazarko: Nëse ngelemi te Onkologjia, problemi është çështja e rrezatimit. Por ka edhe probleme të tjera. Në lidhje me rrezatimin, po më thotë një mjek, Fatos Ylli, që normat janë të lejuara. Pra, nuk ekziston ky rreziku i inkapsulimit.

Ilir Alimehmeti: Ne nuk jemi ekspertë të fizikës bërthamore. Ka institucion që është zyrtar, të na e japë me dokumentacion. Ju e dini kur janë bërë përgjimet, këto janë post kësaj date. Le të shkojnë t’i masin. Këto kanë pajisje matëse që duhet ta mbajnë me vete në xhep të përparëses dhe mat ekspozimin që kanë pasur gjatë kësaj periudhe. Këto data, shoh doza dy mujore është 3,4 mili, janë në normë, doza personale që i ke marrë ti si person.

Mentor Nazarko: Fatos Ylli thotë që dozat që kanë qenë në normë. Është fizikant.

Ilir Alimehmeti: Do krijojmë program të kontrollit të kancerit me aq mundësi sa kemi? Për të ditur sa të sëmurë kemi, duhet të dimë sa persona kemi. Nuk mund të di matjet që janë bërë. Prokuroria po i heton./abcnews.al