Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ky është sendi i dyshimtë që alarmoi policinë në Tiranë, në vendngjarje priten ekspertët anti-eksploziv

schedule09:43 - 5 Nëntor, 2021

schedule 09:43 - 5 Nëntor, 2021

Zona e “Brrylit” në Tiranë është rrethuar mëngjesin e së premtes nga forcat e policisë pas gjetjes së një sendi të dyshimtë. Policia bën të ditur se është gjetur një send në dukje si radio që përdoret nga shoqëritë private dhe sigurimi fizik i objekteve, i mbështjellë me izolant.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.

NJOFTIMI

“Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.” /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!