Rreth 8 milion njerëz në Brazil kanë humbur punën për shkak të koronavirusit.
Instituti Brazilian i Gjeografisë dhe Statistikave në raportin e publikuar njoftoi se 5.8 milion qytetarë që kanë humbur punë ishin punëtorë në sektorin informal.
Ekonomistët në Brazil shprehen për një recesion ekonomik historik për shkak të koronavirusit, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas Bankës Qendrore të Brazilit ekonomia ka një rënie prej 6,4% të PBB-së për këtë vit. Nga ana tjetër edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehet pesimist duke parashikuar një rënie prej 9.1% për vitin 2020.
Ndërkohë rastet në Brazil vazhdojnë të rriten çdo ditë, duke regjistruar 1.3 milion raste, numri i dytë më i lartë pas SHBA-së.