Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 7 199 611 persona.
Sipas Worldometers deri më tani si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 408 737 pacientë të sëmurë, dhe betejën me këtë sëmundje në të gjithë botën deri më tani e kanë fituar 3 536 721.
Shtete e Bashkuara të Amerikës janë dhe vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në botë nga koronavirusi, ku deri më tani kanë humbur jetën 113 055 perrsona, e ndjekur nga Britania e Madhe me 40 597, Brazili me 37 312 viktima Italia me 33 964, Franca me 29 209 dhe Spanja me 27 135.
Ndërkohë që në Kinë që ishte dhe vendi i origjinës së Covid 19 kanë humbur jetën vetëm 4 634. Ndërkaq në Shqipëri janë shënuar 34 viktima dhe janë infektuar 1 263 persona./abcnews.al