Rreth 600 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

schedule11:23 - 9 Korrik, 2024

schedule 11:23 - 9 Korrik, 2024

Një ditë pas sulmit rus në spitalin e fëmijëve në Kiev, në të cilin sipas presidentit ukrainas Zelensky, u vranë 39 persona, sulmet mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë.

Deri më tani, 559 fëmijë janë vrarë nga Rusia në operacionet e saj luftarake që nga fillimi i konfliktit deri më sot.

Lajmi u bë i ditur nga Prokurori i Përgjithshëm i Kievit.

“Deri në mëngjesin e sotëm, 9 korrik, sipas informacioneve, 559 fëmijë janë vrarë si pasojë e konfliktit të armatosur. Ndërsa më shumë se 1449 të tjerë janë plagosur”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!