Janë rreth 60 persona të shtruar në pavijonin Covid-19 të spitalit Rajonal të Durrësit. Gazetari Leonidha Musaj raporton se në këtë pavijon janë 70 shtretër në dispozicion të të sëmurëve me koronavirus.
Shtretërit janë të pajisur të gjithë me oksigjen. Ndërkohë, situata duket e qetë pavarësisht numrit të të shtruarve. Ka ende vende të cilat janë të lira, pasi një pjesë e personave që janë shtruar kanë dalë.
Pacientët që vijnë për të marrë ndihmë mjekësore në këtë spital janë kryesisht nga qyteti i Durrësit. g.v/abcnews.al