Rreth 6 mijë raste të reja me COVID në Itali, humbin jetën 59 pacientë

schedule18:47 - 4 Nëntor, 2021

schedule 18:47 - 4 Nëntor, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 5905 raste të reja me COVID.

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë 59 pacientë, 4 më pak se një ditë më parë.

Që prej fillimit të pandemisë në Itali janë shënuar 132 283 viktima për shkak të koronavirusit.

Italia renditet e dyta në Europë sa i përket numrit të viktimave nga COVID, pas Britanisë së Madhe dhe e nënta në botë. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!