Rreth 55% e objektivave në Gaza janë shkatërruar ose dëmtuar që nga fillimi i luftës

schedule12:57 - 3 Qershor, 2024

schedule 12:57 - 3 Qershor, 2024

Rreth 55% e të gjitha strukturave në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar që nga lufta që shpërtheu në tetor, sipas OKB. Më shumë se 137,000 ndërtesa ishin të dëmtuara, tha Unosat, agjencia e OKB-së për analizat satelitore, në një postim në X.

Vlerësimi bazohet në një imazh satelitor të marrë më 3 maj dhe krahasuar me imazhet e marra në maj të një viti më parë, shtatorin e kaluar dhe më 15 tetor, pak më shumë se një javë pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Për më tepër, “16,513 struktura janë të dëmtuara rëndë, 47,368 struktura të dëmtuara mesatarisht.

“Këto korrespondojnë me rreth 55 për qind të totalit të strukturave në Rripin e Gazës dhe gjithsej 135,142 njësi banimi të vlerësuara të dëmtuara,” thuhet në analizë

Brenda Deir Al-Balah, komuna Nuseirat pësoi numrin më të madh të strukturave të sapo dëmtuara gjatë asaj periudhe, në 1,216.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!