Rreth 50 emigrantë kanë hyrë ilegalisht në Poloni

schedule14:23 - 14 Nëntor, 2021

schedule 14:23 - 14 Nëntor, 2021

Një grup prej 50 emigrantësh kanë kaluar kufirin me Bjellorusinë dhe kanë hyrë në Poloni pranë fshatit Starzina, ndërsa situata në kufi vazhdon të përshkallëzohet edhe më tej. Mijëra emigrantë, të cilët kanë udhëtuar drejt Bjellorusisë me shpresën për të kaluar në vendet e Bashkimit Europian, janë bllokuar në rajonin kufitar në kushtet e këqija të motit.

Bashkimi Europian ka akuzuar  Minskun për orkestrimin e krizës duke ushtruar presion mbi bllokun europian për të vendosur sanksione, por Bjellorusia i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Disa vende në rajon kanë paralajmëruar se konfrontimi mund të përshkallëzohet në një konflikt ushtarak.

Në total, janë bërë 223 tentativa për të kaluar kufirin ilegalisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!