Rreth 5 milionë raste fatale nga Covid-19 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë

schedule19:30 - 26 Tetor, 2021

schedule 19:30 - 26 Tetor, 2021

Numri i personave që e kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit që nga nisja e pandemisë është duke shkuar në 5 milionë. Sipas të dhënave nga Worldometer, numri total i viktimave deri më tani është 4,974,870.

Kurse deri më tani, në të gjithë botën, kanë rezultuar pozitivë për virusin të paktën 245,086,616 persona në të gjithë botën. Prej tyre, 222,146,170 kanë mundur që ta fitojnë betejën me sëmundjen.

Duke marrë parasysh edhe numrin e madh të popullsisë, vendi që mban numrin më të lartë të rasteve pozitive është SHBA ku numërohen  46,4 milionë të infektuar dhe 757,995 viktima. Amerika pasohet në renditje nga India ku janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë 34,2 milionë raste pozitive dhe 455,663 raste fatale. I treti radhitet Brazili me 21,7 të infektuar dhe 605,884 viktima.  /abcnews.al/