Rreth 37 mijë maturantë i janë nënshtruar këtë të enjte provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Për rreth dy orë e gjysmë nxënësit kanë plotësuar tezën me 25 pyetje. Provimi u zhvillua në palestrat e shkollave, korridore, por edhe klasa nën mbikëqyrjen e administratorëve. Me përfundimin e testimit maturantët treguan se testi ishte i një niveli mestar. Teza vlerësohet me 50 pikë, ndërsa rezultatet Ministria e Arsimit thotë se do të publikohen pas 10 ditësh. Provimi i radhës i Maturës Shtetërore është ai Matematikes me datë 13 qershor, ndërsa një jave më pas testi i lëndëve me zgjedhje. /abcnews.al
Rreth 37 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës e Letërsisë

schedule14:09 - 8 Qershor, 2018
schedule 14:09 - 8 Qershor, 2018