Raste e reja me koronavirus në të gjithë botën arrijnë në rreth 35 milion të prekur.
Ndërkohë mbi një milion persona kanë humbur jetën nga COVID-19.
Numri zyrtar i përgjithshëm i viktimave në të gjithë botën aktualisht është 1,033,678, edhe pse shifrat vijojnë të jenë në rritje.
Pesë vendet me numrin më të lartë të infeksioneve me Covid-19, sipas Universitetit John Hopkins janë:
- SH.B.A. – 7,393,244
- India – 6,549,373
- Brazil – 4,906,833
- Rusia – 1,209,039
- Kolumbia – 848.147
Vendet që kanë raportuar më shumë viktima nga COVID-19:
- SHBA – 209,399
- Brazil – 145,987
- India – 101,782
- Meksikë – 78,880 /abcnews.al/