Ministria e shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi pretendon se të paktën 28,473 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023.
Shifrat e raportuara nga ministria përfshijnë luftëtarët dhe civilët, shkruan Sky News.
Ndërkaq 68,146 të tjerë kanë mbetur të plagosur, sipas shifrave të raportuara nga ministria.
Izraeli kundërshton të gjitha shifrat e ministrisë, duke pretenduar se Hamasi po i fryn ato për të krijuar iluzionin e një krize humanitare.
Hamasi e mohon këtë dhe e akuzon Izraelin se synon qëllimisht civilët./abcnews.al