Rojet Bregdetare Italiane, shpëtuan gjatë mbrëmjes së të hënës 255 emigrantë në detin Mesdhe. Ata ndodheshin në bordin e një gomoneje dhe dy varkave të vogla. Në mesin e emigrantëve të shpëtuar ishin shumë fëmijëve të pashoqëruar.
Janë shpëtuar gjatë mbrëmjes së të hënës 255 emigrantë në detin Mesdhe, në tre operacione të ndryshme të koordinuara nga zyrat qëndrore të Rojes Bregdetare në Romë.
Zyrtarë italianë, bëjnë me dije se emigrantët gjendeshin në bordin e një gomoneje dhe dy varkave të vogla, dhe ishin në rrezik mbytjeje.
Ndërkaq, njësia tjetër e shpëtimit “Open Arms” konfirmoi shpëtimin gjatë natës të 134 persoanve, 36 prej tyre fëmijë.
Koordinatori i ekipeve të shpëtimit tha për mediat italiane se po punohet pa pushim sepse jetët e njerëzve janë në rrezik, dhe çdo minutë vlen. Operacionet e monitorimit janë shtuar duke marrë në konsideratë dhe temperaturat e ulëta të cilat vënë në rrezik jetët e atyre që përpiqen të mbërrijnë në brigjet italiane në kërkim të një jete më të mirë./abcnews.al