Rreth 25 ton mbetje radioaktive kanë rrjedhur nga termocentrali bërthamor Fukushima-1

schedule09:40 - 14 Gusht, 2024

schedule 09:40 - 14 Gusht, 2024

Rreth 25 tonë ujë, të ndotur me mbetje radioaktive, rrjedhin nga njësia dy e termocentralit japonez Fukushima-1, njoftoi mëngjesin e kësaj të mërkure televizioni japonez NHK, duke iu referuar kompanisë energjetike “Tokyo Electric Power” (TEPCO).

Një inspektim i ndërtesës së reaktorit zbuloi se rreth 25 tonë ujë kishin rrjedhur në bodrumet përmes kanalizimeve. Ndërsa, nuk u zbulua rrjedhje e jashtme.
Thuhet se roboti do të përdoret për ekzaminim më të detajuar.

Fatkeqësia bërthamore e vitit 2011 në termocentralin bërthamor Fukushima-1 u shkaktua nga një cunami i shkaktuar nga tërmeti që shkatërroi gjeneratorët e emergjencës që ofrojnë energji për ftohjen e reaktorëve.

Kjo çoi në tre shkrirje bërthamore, një shpërthim hidrogjeni dhe një lëshim masiv të materialit radioaktiv, i cili kontaminoi zonën përreth.

Planet parashikojnë që centrali bërthamor të çmontohet plotësisht deri në vitin 2050./abcnews.al