Rreth 17 milionë njerëz në Rusi kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19

schedule16:49 - 27 Maj, 2021

schedule 16:49 - 27 Maj, 2021

Ndërsa fushata e vaksinimit në vend duket se po ecën ngadalë, ministri i Shëndetësisë Michael Mourasko, tha se rreth 17 milionë persona në Rusi kanë marrë të paktën një dozë kundër koronavirusit.

Ndërkohë në disa vende në Rusi ka pasur ankesa për ngadalësim të fushatës së vaksinimit .

Nga ana tjetër kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin ka theksuar nga ana e qytetarëve, nuk ka pasur shumë interes për tu vaksinuar .

Rusia ka miratuar për administrim 4 vaksina kundër koronavirusit, por Sputnik ka rezultuar më shumë e  aplikuar nga qytetarët.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!