Prej më shumë se një muaj në Kosovë numri i rasteve me koronavirus ka qenë në ulje.
Ndërsa procesi i vaksinimit vijon me qëllim parandalimin e plotë të pandemisë Covid.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet në Kosovë sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë dhënë 157 e 338 doza të vaksinës.
Ndërkohë numri i qytetarëve që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës ka arritur në 29 mijë e 314 persona./abcnews.al/