60 ftesa janë dërguar nga Gjykata Speciale për ish ushtarët e UCK-së vetëm në muajin tetor. Ndërsa deri në fund të vitit priten edhe aktakuzat e para. Numri i përgjithshëm i personave të kërkuar nga Gjykata soeciale arrin në 150. Pa përfshirë këtu civilët e ftuar si dëshmitarë .
Muaji tetor ka qenë intenziv sa i përket ftesave të ardhura nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.
Në muajin që sapo shkoi kanë ardhur Kosovë 60 ftesa për ish ushtarët e UCK-së përfshirë edhe komandantë të zonave dhe të shtabit të përgjitshëm.
Numri i përgjithshëm arrin në 150 pa përfshirë civilët e ftuar në cilësinë e dëshmitarëve.
“Te ne janë lajmëruar mbi 130 që e dijmë që janë me emër e mbiemër. Por ka edhe të atillë që nuk janë lajmëruar në organizatë për të ruajtur privatësinë por që ne e dimë që janë ftua. Ky numër arrinë shifrën mbi 150”.
Sipas tij këto ftesa sinjalizojnë ngritjen e aktakuzave të para brenda këtij viti.
Ndërsa ai nuk përjashton mundësinë e organizimit të protestave por thotë se e kanë të vështirë realizimin e tyre për shkak se themelimi i saj është votuar në Kuvendin e Kosovës.
Gjykata Speciale është duke hetuar krimet e luftës si dhe ka mandate të merret edhe me krimet e pasluftës të ndodhura në periudhën qershor 1999 dhjetor 2000. Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 gusht të vitit 2015 me 82 vota për i patën thënë po themelimit të kësaj gjykate. /abcnews.al

