Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen tragjike në Pragë.
“E tronditur nga ngjarja tragjike në Pragë, u shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin familjeve të viktimave, popullit mik çek, Dhomës së Deputetëve, Presidentes Markéta Pekarová Adamová, dhe Senatit e Presidentit Miloš Vystrčil.”, shkruan Nikolla.
Në sulmin e armatosur në Universitetin e Pragës, mbetën të vrarë të paktën 15 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.
/abcnews.al/