Rreth 15 të vdekur nga sulmet izraelite në Gaza, Hamas tërhiqet nga negociatat

schedule08:50 - 15 Korrik, 2024

schedule 08:50 - 15 Korrik, 2024

Hamasi njoftoi të dielën se po tërhiqej nga negociatat indirekte për një armëpushim në Rripin e Gazës, ku forcat e armatosura izraelite bombarduan një shkollë tjetër ku janë strehuar personat e zhvendosur, për të pestën herë në tetë ditë, duke rezultuar në 15 viktima.

Vendimi i Hamasit për t’u larguar nga tryeza e bisedimeve u njoftua një ditë pasi një sulmi që synonte të vriste kreun e krahut ushtarak të lëvizjes islamike palestineze, Mohammed Dayf.

Një zyrtar i Hamasit siguroi se Mohammed Daif është gjallë, është “mirë” dhe “po mbikëqyr drejtpërdrejt operacionet” e luftëtarëve të tij.

Hamasi, megjithatë, është “gati të rifillojë negociatat” kur Izraeli “të tregojë seriozitet” në mënyrë që të”përfundojë një marrëveshje armëpushimi që do të shoqërohet me një shkëmbim të të burgosurve palestinezë me pengjet izraelite.

Dje të dielën, forcat e armatosura izraelite bombarduan një shkollë të UNRWA, agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, ku janë strehuar personat e zhvendosur, në kampin Nuseirat, në Rripin qendror të Gazës, duke pohuar se kishin në shënjestër “terroristët”.

Sipas tyre, ndërtesa ishte një “strehë” dhe një bazë nga e cila niseshin “sulmet” kundër trupave izraelite. Të shtunën e kaluar, Hamasi raportoi se 92 palestinezë u vranë në një kamp në al-Maghazi, afër Khan Younis, në pjesën jugore të enklavës.

/abcnews.al