Ndue Pepaj nga Bajza e Malësisë së Madhe, të cilit Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin e ditën e sotme është një emër i njohur për drejtësinë.
Ai u arrestua bashkë me 12 persona të tjerë gjatë një operacioni të policise malazese në 17 Dhjetor 2017.
Pepaj cilësohet si kreu i organizatës që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.
Gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe konfiskuar 982 kilogramë marijuanë, 1,7 kilogram heroinë dhe rreth 3 kilogramë përzierës./abcnews.al