Raportohet se 48 emigrantë zbarkuan sot gjatë orëve të para të mëngjesit në ishullin sicilian të Lampeduzës, ku të hënën u regjistruan 23 mbërritje të tjera, çka e çon numrin e përgjithshëm në 960 persona.
Sot herët, pika nevralgjike e emigrantëve në Imbriakola priste 946 emigrantë.
Dje në mëngjes, 233 prej tyre u transferuan nga objekti për t’u krijuar vend të ardhurve të rinj.
Prefektura e Agrixhentos, që ka juridiksionin mbi Lampeduzën, ka urdhëruar transferimin e 220 emigrantëve me traget.
Emigrantët do të dërgohen në Porto Empedokle, në Siçili.
Të paktën 168 persona të tjerë, sot pasdite do të udhëtojnë drejt Milanos, me një fluturim të siguruar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).