Rreth 100 mijë ukrainas janë strehuar në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus, sipas agjencisë së gardës kufitare të Polonisë, shkruan BBC
“Numri i refugjatëve që po largohen nga vendi i tyre po vazhdon të rritet,” tha zëdhënësja Anna Michalska.
Më shumë se 20,000 njerëz kanë mbërritur në Poloni, ditën e sotme. Qeveria polake është zotuar të pranojë këdo që largohet nga Ukraina dhe t’u sigurojë strehim të përkohshëm personave që nuk kanë ku të shkojnë.
Polonia i ka lejuar njerëzit të kalojnë kufirin në këmbë në tetë pikat e kalimit kufitar. Deri më tani janë ndërtuar 9 qendra pritjeje, ku njerëzit mund të marrin ushqim dhe ndihmë mjekësore.
Qendrat e pritjes janë ngritur në shkolla dhe palestra pranë pikave kufitare, si dhe në stacionin e trenit Przemysl.
/abcnews.al