Siri, ushtria e Assad kryen masakër në Gutën Lindore

schedule08:50 - 20 Shkurt, 2018

schedule 08:50 - 20 Shkurt, 2018

Ushtria që mbështet presidentin sirian Bashar al-Assad ka kryer një masakër në Gutën Lindore duke vrarë 100 civile mes të cilëve dhe 20 fëmijë. Ndërkohë edhe mbi 400 të tjerë janë plagosur.

Bombardimet nga forcat qeveritare siriane kanë vrarë një sërë civilësh në zonën e Gutës Lindore që kontrollohet nga rebelët jashtë Damaskut, thonë vëzhguesit. Mendohet se kjo është ngjarja më vdekjeprurëse për këtë zonë që kur ishte nën rrethim në vitin 2013. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me seli në Mbretërinë e Bashkuar tha se të paktën 100 civilë, duke përfshirë 20 fëmijë, u vranë nga raketat dhe sulmet ajrore.

Gjatë fillimit të këtij muaji, forcat siriane nxitën një ofensivë për të rimarrë kontrollin në zonë. SOHR tha se 470 persona ishin plagosur, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Duke kërkuar ndalimin e bombardimeve, një zyrtar i OKB-së tha se situata po del jashtë kontrollit. Guta Lindore është enklava e fundit e mbajtur nga opozita siriane pranë kryeqytetit dhe është e rrethuar tërësisht nga zona në kontroll të ushtrisë pro-qeveritare të presidentit Bashar Al Assad.

Javën e kaluar Guta lindore, ku banojnë të paktën 400 mijë persona, morën ndihmën e parë humanitare pas 3 muajsh. Kordinatori humanitar rajonal i OKB-së, Panos Mumtzis tha se është e domosdoshme t’i jepet fund “vuajtjeve të pakuptimta njerzore” në këtë zonë.

Ndërkohë, ministri i jashtëm i federatës ruse, Sergej Lavrov nënvizon se gjendja në këtë enklavë është ekzagjeruar nga aktorët ndërkombëtar. Muajin e ardhshëm konflikti civil në Siri shënon 7 vite. Qëndra mijëra qytetarë të pafajshëm janë vrarë dhe mbi 5 milionë të tjerë janë arratisur nga vendi./abcnews.al