Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten, numri i rasteve të reja të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar theu sërish shifrën e një milion të infektuarve në baza javore, duke rritur frikën e një vale të re.
Numri i rasteve u rrit me 6% brenda një jave, duke shënuar 972,000, sipas shërbimit statistikor britanik (Office for National Statistics, ONS).
Kjo ishte rritja e parë e rasteve që nga 17 tetori. Në të njëjtën kohë, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), ka pasur një rritje prej 40% të shtrimeve në spital për shkak të gripit.
Zyrtarët e institucionit kanë paralajmëruar se ekziston rreziku i një pandemie të “dyfishtë”, e cila do të rrisë shumë presionin në sistemin shëndetësor
Sipas të dhënave të përpiluara nga faqja e internetit Our Ëorld in Data , Britania ka regjistruar më shumë se 212,000 viktima për shkak të komplikimeve të COVID-19 nga një total prej rreth 24 milionë rastesh të regjistruara nga SARS-CoV-2.
/abcnews.al