Rrëshqitjet në rrugën e Kalasë së Lezhës, nisin ndërhyrjet nga bashkia

schedule19:44 - 19 Tetor, 2018

schedule 19:44 - 19 Tetor, 2018

Bashkia e Lezhës ka nisur ndërhyrjen për sistemimin e rrugës së Kalasë. Në mars të këtij viti kjo rrugë u prek nga rrëshqitjet e dheut, duke rrezikuar edhe banesat aty pranë.

Shirat po afrojnë. Rreziku i të tjera rrëshqitjeve në rrugën e Kalasë së Lezhës ka vënë në lëvizje këtë njësi vendore. Kërkoi mbështetje nga emergjencat civile dhe nuk mori. Në përfundim vendosi të ndërhyjë me fondet e veta.

Nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku tha se në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak është marrë vendimi për sistemimin e zonës së kalasë.

Alfrida Marku, Nënkryetare e Bashkisë Lezhë: Është problem prej muajit mars. Është çështje ndërinstitucionale, është detyrim i Bashkisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Drejtorisë së Emergjencave Civile. Ne ekemi referuar si problematikë, por nuk kemi pasur asnjë reagim nga këto instuitucione.

Për banorët nuk ka rëndesi se kush e ka për detyrë të ndërhyjë, mjafton që aty të kryhen punime.

Banor: Ka 10 muaj që është në këtë gjendje, është e pafalshme nuk ka rëndësi kompetencë e kujt është. Për ne ka rëndësi të përmirësohet gjendja.

Muri mbajtës i rrugës së kalasë rrëshqiti në mars të këtij viti duke vënë nërrezik edhe banesat e vendosura aty./abcnews.al

Gazetar ABC News Gjergj Figuri

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!