Rrëshqitje të tokës tek Uji i Ftohtë në Gjirokastër nga reshjet

schedule18:06 - 19 Mars, 2018

schedule 18:06 - 19 Mars, 2018

Një shkarje masive ka ndodhur në rrugën Tepelenë –Gjirokastër për shkak të reshjeve intensive të shiut të rëna gjatë natës. Rruga është dëmtuar në orën 5.00 të mëngjesit në vendin e quajtur Uji i Ftohtë dhe lëvizja e mjeteve për disa orë u bë vetëm në një sens. Me ndërhyrjen e firmës mirëmbajtëse aktualisht në funksion janë të dy kahet e rrugës, por ka shumë baltë. Për këtë qëllim punonjësit e firmës dhe policisë po e monitorojnë qarkullimin në vazhdimësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!