Një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një rrëshqitje dhe ndodhi në një kantier ndërtimi në Kinën qendrore, thanë sot autoritetet lokale.
Gjashtë persona u shpëtuan të gjallë ndërsa pati raportime për të lënduar nga rrëshqitja e djeshme, treguan zyrtarët në provincën Hubei në një postim në platformën WeChat, duke shtuar se ata po përpiqeshin të parandalonin fatkeqësi të mëtejshme në rajon.
Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur disa pjesë të Kinës prej disa javësh kanë shkaktuar një sërë rrëshqitjesh vdekjeprurëse. Muajin e kaluar, 19 persona humbën jetën në një rrëshqitje dheu në provincën Sichuan, në pjesën jugperëndimore të vendit./abcnews.al