Të paktën 12 familje në bashkinë e Lezhës janë evakuuar nga banesat e tyre për shkak të rreziqeve që vijnë nga rrëshqitjet e dheut. Gazetari Gjergj Figuri raporton se banorët e prekur të lagjes Varosh janë zhvendosur tek të afërmit, ndërsa numri i familjeve të evakuuara është shtatë.
Asnjë prej tyre nuk do të kthehet në banesë pa u sqaruar situata me rrëshqitjet. Në zonat e prekura do të vendosen blina përforcuese në mënyrë që të shmangen rrëshqitje të mëtejshme.
Sa i përket situatës së përmbytjeve, gazetari Figuri raporton se mbi 3,500 hektarë toka bujqësore janë pushtuar nga uji. Ndërsa sa i përket banesave, ato janë kryesisht të rrethuara nga uji. Ndërsa janë përmbytur vetëm disa që kanë të ulëta. s.b/abcnews.al/