Rrënohen dhjetëra monumente kulture në Gjirokastër, banorët: Po kalojmë me frikë çdo ditë

schedule16:48 - 8 Maj, 2022

schedule 16:48 - 8 Maj, 2022

Nga Elidon Berberi

Dhjetëra banesa karakteristike me status monument kulture janë degraduar. Kjo situate jo vetëm që po shëmton imazhin e qytetit muze të Gjirokastrës po kthehet në rrezik potencial për banesat rreth tyre apo dhe më keq për jetën e kalimtarëve që kalojnë pranë tyre.

Shpesh nga këto godina bien gurrë dhe dërrasa.

“Ne kalojmë ditë për ditë po me frikë kalojmë. Muret janë gati për të rënë,” thotë një banor.

“Do më bjerë mua në kokë, djalit tim, a ndonjë tjetri. Këtu ka shumë shtëpi të rrëzuara apo që janë gati për tu rrëzuar. Do pësojnë njerëzit ndonjë të keqe e do shkojnë në spital. Duhet ndihmë e madhe nga qeveria a nga vendorët.”

Për këtë shqetësim qytetarët janë ankuar tek drejtoria e monumenteve në Gjirokastër. Drejtoresha Pezana Rexha thotë se kanë nisur t’i inspektojnë gjendjen e objekteve.

“Po shkojmë në çdo shtëpi fillimisht të kategorisë së parë po evidentojmë problematikat reale, që kanë dhe do hidhen në skeda. Do përcaktuar rrezikun që çdo banesa ka. Duhet rivlerësim si është situata sot se ato ndryshojnë shpesh se janë ndërtime të vjetra.”

Rexha thotë se bazuar në financat që kjo drejtori ka nuk mund të bëjnë ndërhyrje të mëdha.

“Kemi planifikuar 30 objekte dhe shpresoj ta kalojmë këtë numër. Përzgjedhja ka ardhur dhe nga qytetarët, por dhe ato që kemi evidentuar ne. Aty ku ndërhyrja ishte më e nevojshme, vumë një balancë mes emergjencës dhe ekonomisë të tyre.”

Për të ndërhyrë në këto banesa ka një projekt edhe nga qeveria.

“Po përpiqemi qoftë ne, qoftë Instituti i Kulturës, të bëjnë projekte në mënyrë të tillë, që nëse s’ka fonde të paktën t’ju sigurojmë banorëve projektet si ndihmesë. Hapi i fundit është bonusi i rrjetëzimit që është ndërmarrë nga Ministria e Kulturës për të gjithë vendin dhe do financohen disa banesa.”

Në Gjirokastër rezultojnë rreth 400 objekte me status monument kulture, banesa apo ura shekullore të cilat vitet e fundit nuk janë restauruar dhe vlerat unikale po humbin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!