Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon për Samitin e Diasporës, që do të mbahet më 14-15 prill në Tiranë.
Në videon e mirëseardhjes, është një përmbledhje e figurave më të rëndësishme shqiptare, të realizuara me Inteligjencë Artificiale.
Disa nga figurat e përfshira janë Gjon Buzuku, tre vëllezërit Frashëri, At Gjergj Fishta, Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Nënë Tereza.
“Mirëmëngjes dhe me këtë video mirëseardhjeje për Samitin e Diasporës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al


