Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëmbyen dhe dogjën të gjallë 61-vjeçarin, lihen në burg Marjeta Karaj dhe bashkëpunëtori i saj

schedule11:06 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 11:06 - 17 Dhjetor, 2022

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest në burg për Marjeta Karajt dhe Gazmir Ngotës, që dy ditë më parë u arrestuan për vrasjen e 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda, të ndodhur 5 vite më parë në zonën e Dajtit.

Edhe para trupit gjykues, 56 vjeçarja ka mohuar akuzën e ngritur ndaj saj. Ndërsa bashkëpunëtori në krim, Gazmir Ngota ka rrëfyer i penduar të gjithë kronilogjinë e ngjarjes. Ai ka treguar se bashkë me shokun e tij Besmir Karajn që tashmë ndodhet në kërkim ndërkombëtar si autori kryesor i vrasjes, kanë pikasur Kurtdedën në zonën e Xhamllikut dhe e kanë marrë në automjet. Më pas e kanë çuar në një parking në zonën e Alliasit, ku Besmiri, me porosi të nënës së tij marjetës e dhunoi.

Regeruar deklarimeve të dhëna nga Ngota, Marjeta Karaj i kishte thënë djalit të saj “hiqe qafe, sepse nuk i bie njeriu mendja për të”.



61 vjeçarin ata e morën sërish në makinë dhe e çuan në Kodër Shupal, në Dajt ku pasi e lidhën me zinxhirë e dogjën me benzinë.

Nga hetimet rezultoi se shkak i kësaj ngjarje të ndodhur në maj të 2017, është bërë një borxh i pashlyer prej 10 milionë lekësh të vjetra që viktima ia kishte Marjeta Karajt, teksa drejtonin një fondacion bamirësie për fëmijët jetim të ushtarakëve brenda e jashtë vendit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!