Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Rrëmbimi i mësuesve, OKB: Turqia të lirojë të dënuarit, Kosova t’i dëmshpërblejë

schedule13:41 - 19 Nëntor, 2020

schedule 13:41 - 19 Nëntor, 2020

Grupi i Punës së OKB-së ka dënuar vendimin e Kosovës për ndalimin dhe ekstradimin e gjashtë turqve në mars 2018, të cilët u dënuan me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim në total. Grupi i Punës së OKB-së e cilëson vendimin si arbitrar dhe të paligjshëm. E ndërsa godet dy vendet, si Kosovën për arrestimin dhe ekstradimin dhe Turqinë për dënimin, në vendim kërkohet që Prishtina të dëmshpërblejë qytetarët turq dhe Ankaraja t’i lirojë.

“Vendimi i Grupit të Punës së OKB-së mbi Ndalimet Arbitrare lidhur me ndalimin arbitrar dhe transferimin e paligjshëm të Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan.  Grupi konstaton shkelje të rënda të të drejtave të njeriut nga autoritetet e Kosovës dhe Turqisë kundër Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya and Cihan Özkan.

VENDIMI I PLOTE I GRUPIT TE PUNES SE OKB



Në këtë kontekst, Grupi i Punës i bën thirrje (a) Qeverisë së Turqisë t’i lirojë menjëherë të gjashtë individët; dhe (b) qeverive të Turqisë dhe Kosovës t’i akordojnë viktimave të drejtën e zbatueshme të kompensimit dhe dëmshpërblimit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Në kontekstin aktual të pandemisë globale COVID-19 dhe rrezikut të koronavirusit në institucionet e burgimit apo paraburgimit, Grupi i Punës i bën thirrje Qeverisë së Turqisë të ndërmarrë veprime urgjente për lirimin e të gjashtë individëve” mbyllet deklarata.

Gjashtë turqit u arrestuan nga Kosova me kërkesë të Turqisë, pasi Ankaraja dyshon se ata janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen, të cilin presidenti Erdogan e fajëson për një përpjekje për grusht shtet në Turqi në vitin 2016.  / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!