Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin

schedule11:48 - 7 Qershor, 2022

schedule 11:48 - 7 Qershor, 2022

Prokuroria e Posaçme ka  kërkuar burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekje të  Jan Prenges, në janar të vitit 2020.

Ndërkohë për të bashkëpandehurin e tij, Olsi Turja, i akuzuar për “pengim të zbulimit të të vërtetës” u kërkua dënim me 3 vite burg, shkruan abcnews.al.

Jan Prenga u rrëmbye pranë banesës së tij në Kamzë , më 17 janar të vitit 2020.

49 vjeçari humbi jetën për shkak të torturave, pasi u rrëmbye dhe u  dërgua në resortin “Golden’ në  periferi të Shijakut.

Lexo edhe: Pezullohet gjykimi për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës

Ndërkohë më 23  mars të këtij viti u  pezullua gjykimi i çështjes së rrëmbimit dhe më pas zhdukjes së Jan Prengës në Kamëz. ABC mëson se Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pezulluar gjykimin për Dritan Rexhepit dhe 6 të tjerëve, Gentjan Funiqi, Marti Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.

Po ashtu është pranuar kërkesa e SPAK edhe për të pushuar hetimin për vëllezërit Bajrar Hajri, Leonard Hajri dhe Elton Hajri si dhe të Aleks dhe Ardian Doçaj. Aktualisht vijon gjykimi ndaj të pandehurve Festim Bexhdilit dhe Olsi Turja.

Kujtojmë se vrasja e Jan Prengës dyshohet se u porosit nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçaj, për shkak të një ngarkese droge të tyre që thuhet se u vodh nga Astrit Prenga në Angli, vëlla i Jan Prengës.

Rrëmbimi i Jan Prengës ndodhi më 17 Janar 2020 dhe përgjatë kësaj periudhe kohore trupi i tij rezulton ende i zhdukur.

Lexo edhe: Rrëmbimi i Jan Prengës, SPAK mbyll hetimet: Kush janë të pandehurit, të pushohet çështja për Hajrat e Doçajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në qytetin e Kamzës. Sipas SPAK, të pandehur do të merren Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta dhe Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.

Nga ana tjetër SPAK ka kërkuar pushimin e akuzës për personat nën hetim Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Aleks Doçaj dhe Ardian Doçaj, pasi nuk provohet që personat nën hetim të kenë kryer vepra penale në këtë ngjarje.

SPAK shprehet se të pandehurit Dritan Rexhepi, i cili aktualisht rezulton të jetë i burgosur në shtetin e Ekuadorit dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedentë penal në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës, Jani Prenga, me banim në Kamëz.

Kjo, pasi sipas tyre Astrit Prenga, vëllai i viktimës ka vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth, Angli, që ju përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli. Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike.Lexo edhe: Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, çfarë ka gjetur policia pranë resortit “Golden”

Policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të Jan Prengës, i cili u mor peng më 17 janar në Kamëz.  49 vjeçari humbi jetën për shkak të torturave, pasi u rrëmbye dhe do të dërgohej në resortin “Golden’ në  periferi të Shijakut.

Ndërkaq, burime për abcnews.al bëjnë me dije se më 31 janar policia ka gjetur pranë kompleksit një plastamas me njolla gjaku. Ndërkohë plastmasi i gjetur që shihni në foto është sekuestruar nën cilësinë e provave materiale dhe më pas është dërguar në laborator për t’u kryer analizat.

/abcnews.al./