Rrëmbimi i Çollakut/Shtraza del nga “ngërçi”, zgjedh avokat të ri

schedule14:45 - 5 Mars, 2018

schedule 14:45 - 5 Mars, 2018

Procesi gjyqësor në ngarkim të Denis Shtrazës tek Krimet e Rënda ka dalë nga “ngërçi” ku ishte future prej disa muajsh. Pas 13 seancash gjyqësore të dështuara për shkak të mungesës së avokatëve, i akuzuari për rrëmbimin me pasojë vdekjen të Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016, mori një avokat të ri. Në seancën e së hënës Shtraza tha se hiqte dorë nga avokati i tij i mëparshëm dhe se do të përfaqësohej në proces nga avokati Neshat Fana. Pasi legjitimoi mbrojtësin, gjykata shtyu seancën për në 19 mars për t’i dhënë kohë avokatit për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare të palës mbrojtjëse. Për të pandehurin Shtraza, në seancën e 17 nëntorit 2017, prokuroria kërkoi deklarimin e tij fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!