Rrëmbimi i avionit nga Lukashenko, Putin: Perëndimi po nxjerr përfundime të nxituara

schedule20:58 - 29 Maj, 2021

schedule 20:58 - 29 Maj, 2021

Pas BE-së edhe SHBA do të godasë me sanksione Bjellorusinë, pasi detyroi një avion pasagjerësh të kompanisë Ryanair të ndryshonte itinerarin dhe të ulej në Minsk, pas një skenari të sajuar se kishte bombë në bord, ndërsa qëllimi ishte arrestimi i një gazetari që njihet si kritik i regjimit.

Ndërkohë që Rusia i ka dalë në mbrojtje Presidentit Lukashenko, i cili po zhvillon një vizitë në Moskë.  Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Putini dhe Lukashenko diskutuan çështje të bashkëpunimit ekonomik dhe që kanë të bëjnë me pandeminë, si dhe incidentin me avionin “RyanAir”.

Lukashenko i dha homologut të tij informacione të hollësishme rreth asaj që ndodhi në aeroplanin RyanAir” tha zëdhënësi i Kremlinit Peshkov.

Kremlini këmbënguli se Lukashenko nuk ka kërkuar ndihmë financiare shtesë në Rusi, kreditori kryesor i Bjellorusisë, por të dy ranë dakord për të krijuar një lidhje të re ajrore mes dy vendeve duke pasur parasysh masat e diktuara nga Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i Kremlinit përsëriti se Moska donte një hetim të thelluar për rrethanat e incidentit dhe akuzoi Perëndimin për “nxjerrjen e përfundimeve të nxituara“./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!