Rrëmbimi i avionit nga Lukashenko, një grek zbriti me agjentët rusë në Bjellorusi: Kush ishte roli i tij

schedule09:36 - 25 Maj, 2021

schedule 09:36 - 25 Maj, 2021

Një grek thuhet se ishte mes pasagjerëve të avionit Ryanair që u detyrua të bënte ulje emergjente në kryeqytetin bjellorus Minsk, të dielën.

Kur Ryanair, i cili u nis nga Athina me destinacion kryeqytetin lituanez u detyrua të ulej në Minsk, tre pasagjerë zbritën nga avioni, përveç gazetarit, Pratasevich dhe të dashurës së tij që u arrestuan. Një nga pasagjerët ishte grek dhe dy të tjerët ishin bjellorusë, sipas një personi të njohur me hetimin, raporton Bloomberg.

Arsyeja që këta pasagjerë zbritën nuk dihet ende, tha personi, i cili kërkoi të mos identifikohej sepse hetimi po vazhdon, përcjell abcnews.al.

Lexo edhe: Babai i gazetarit të arrestuar: Djali im u detyrua të deklarohej fajtor, hundën e kishte të thyer

“Ne besojmë se kishte edhe disa agjentë të KGB që zbritën nga avioni,” tha CEO i Ryanair Michael O’Leary më herët të hënën në komentet e transmetuara nga RTE Radio.

Duket sikur agjencia ndërkombëtare vendos pasagjerin grek në “kornizën” e agjentëve të KGB-së të përfshirë në devijimin e fluturimit dhe arrestimin e gazetarit Roman Protasevich. Sipas agjencisë greku madje bëri deklarata në televizionin bjellorus dhe thuhet se ka shtetësi të dyfishtë. Ndërkohë, mbetet e paqartë pse udhëtarët specifikë zbritën në Minsk.

Sakaq, ky veprim me urdhër nga presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka shkaktuar tension. Vendet e BE hartuan dje sanksione shtesë ndaj Bjellorusisë. Ndër të tjera, u njoftua bllokimi i hapësirës ajrore të BE-së për avionët e Bjellorusisë.  g.v/abcnews.al