Rrëmbimi i amerikanëve, Karteli meksikan i kërkon falje SHBA-së për vrasjen e 2 prej tyre: Dorëzon përgjegjësit!

schedule08:45 - 10 Mars, 2023

schedule 08:45 - 10 Mars, 2023

Sipas raporteve nga qyteti kufitar meksikan Matamoros, një grup i ndarë i Kartelit të Gjirit, i quajtur Grupi Scorpions, ka kërkuar falje për rrëmbimin e katër shtetasve amerikanë javën e kaluar, duke vrarë dy prej tyre dhe ka dorëzuar njerëzit që thotë se janë përgjegjës.

Në faqet e tyre të para, shumë nga gazetat e Meksikës publikuan një foto që duket se tregon pesë burra të shtrirë me fytyrë përtokë, duart e tyre të lidhura dhe bluzat e tyre të ngritura sipër kokës.

“Ne kemi vendosur të dorëzojmë ata që ishin të përfshirë drejtpërdrejt dhe përgjegjësit për ngjarjet”, thuhet në letër, duke thënë se të pestë “kishin vepruar sipas vendimeve të tyre dhe mungesës së disiplinës”, thuhej në letrën dërguar SHBA-së.

Letra gjithashtu akuzon burrat për thyerjen e rregullave të kartelit për “mbrojtjen e jetës së të pafajshmëve”.

Ndërkohë, një klinikë shëndetësore në Matamoros ku anëtarët e kartelit dyshohet se kanë dërguar për mjekim shtetasit e plagosur amerikanë është rrethuar nga policia, raporton abcnews.al.

Raportet sugjerojnë se katër amerikanët u dërguan atje nga banda, por dy me lëndime më të rënda Shaeed Ëoodard dhe Zindell Broën vdiqën menjëherë më pas.

Sipas një dokumenti tëbrendshëm të batimit të ligjit,tregon se autoritetet meksikane po hetojnë mundësinë që katër amerikanët të jenë rrëmbyer pasi janë ngatërruar me anëtarët rivalë të kartelit që shkelin terrenin e tyre, pasi 3 prej tyre ishin të dënuar më parë për posedim të drogës madje njëri u akuzua për prodhimin e lëndëve narkotike  me qëllim shpërndarjen.

Situata politike për incidentin në Matamoros vazhdon të rritet. Në Shtetet e Bashkuara, disa politikanë republikanë, mes tyre senatori për Karolinën e Jugut, Lindsey Graham, kanë bërë thirrje për përdorimin e forcës ushtarake amerikane kundër karteleve të drogës në Meksikë.

Në mënyrë të veçantë, ai ka propozuar një plan për të përcaktuar kartelet meksikane të drogës si “Organizata të Huaja Terroriste” në mënyrë që, siç tha ai, “të çlirojë tërbimin dhe fuqinë e Shteteve të Bashkuara kundër atyre”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!