Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Dëshmon i vëllai: Gentjan Doçi më mori në telefon dhe më tha…

schedule10:55 - 20 Nëntor, 2024

schedule 10:55 - 20 Nëntor, 2024

Në Gjykatën e Posaçme, në seancën e kësaj të mërkure, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, dëshmuan dy vëllezërit e viktimës me kërkesë të SPAK.

Njëri prej vëllezërve, Ndrek Prenga deklaroi se e ka marrë në telefon Gentjan Doçi dhe i ka thënë që i kanë marrë peng vëllain.

Dëshmia e Ndrek Prengës

Ndrek Prenga: Nuk e njoh Dritan Rexhepin. Ka qenë një mesazh në telefon, është prezantuar me emrin Gramoz. Më ka thënë “Jam Gramozi, gjërat janë të miat, mos të preken”. Unë nuk njoh asnjë nga këto që janë në këtë ngjarje. Nëse mund ta shoh personin me në foto mund ta njoh. Më është prezantuar në telefon si Gramoz. Gentjan Funiqi më ka marrë vetë në telefon. Në moment pasi është marrë vëllai peng, unë kam telefonuar personat që më kishin marrë në telefon, Gentjan Doçin, Gramozin kam biseduar me të, të kthejë gjërat. Gramozi me ka thënë nuk ke punë me mua, por me shkodranët, me Doçin. Biseda ka qenë të më kthejë gjërat, të lirojë pengun. Pengu doli më pas që kishte vdekur. Nuk e kam pyetur Gentjan Doçin nëse ai e njeh apo jo Gramozin. Ndoshta edhe e kam pyetur, nuk e mbaj mend 100 përqind. Më mori në telefon Gentjan Doçi, më tha më keni marrë gjërat. Unë i thashë, jam në burg. Më mori të nesërmen, më tha që të kanë marrë vëllain peng. Kur kanë dalë pamjet filmike origiinal, sikur ma ka thënë burri i huaj. Unë e kam parë në media, videon.

Prokuroria: Pse thua që Doçi ta mori vëllain peng?

Ndrek Prenga: Sepse ai më mori mua në telefon. Gramozi mua nuk më ka thënë asgjë fare. Kur me ka marrë Gramozi, unë i kam thënë jam në burg, kemi folur me kamer. As më intereson kush është Gramozi, as kush janë Doçajt. Unë nuk dua ta mbroj Gramozin, por nuk më ka borxh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!