Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Shtyhet seanca në GJKKO, SPAK kërkesë Turqisë për ekstradimin e Dritan Rexhepit

schedule10:40 - 16 Nëntor, 2023

schedule 10:40 - 16 Nëntor, 2023

Gjykata e Posaçme nuk ka mundur të zhvillojë këtë të enjte gjyqin në ngarkim të Dritan Rexhepit të personave të tjerë të akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës.

Gazetari Ermal Vija tha për “ABC” se në nisje të seancës, SPAK me anë të letër rekomandës ka bërë me dije se do t’i drejtohen autoriteteve turke në Ankara që të bëjnë njoftimin e Dritan Rexhepit për gjyqin.

Sakaq, për sa kohë është i arrestuar procesi nuk mund të vijojë pa njoftimin zyrtar të Rexhepit mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij në Shqipëri. Gjithashtu

Procesi ndaj tij në vendin tonë ka nisur prej disa muajsh, këtë të enjte Prokuroria do lexonte kërkesën për provat që do sjellë në proces. Më herët është dënuar me burg për jetë Festim Bexhdili kopshtari i kompleksit Golden Resort ku u mbajt peng Jan Prenga si dhe me tre vite burg menaxherin  e resortit Olsi Turja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!