Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, Gjykata e Posaçme rifillon gjykimin për të pandehurit

schedule14:10 - 17 Mars, 2023

schedule 14:10 - 17 Mars, 2023

Në Gjykatën e Posaçme ka rifilluar gjykimi pas një vit pezullimi për shkak të mosmarrëveshjes të të pandehurve, Dritan Rexhepi i arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqi arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Gështenja e Artan Docaj, të akuzuar si grup i strukturuar kriminal për rrëmbimin e Jan Prengës.

Dje filloi gjykimi në mungesë për të njëjtin rast edhe i Altin Hajrit edhe ky i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, po ata e rrëmbyen me një makinë dhe u transportuanë kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit.

Ky i fundit një personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike. Prenga u rrëmbye pasi vëllai i tij Astriti grabiti sasinë prej 260 kg heroinë në një port të Britanisë së Madhe. Për të kthyer drogën, Dritan Rexhepi, që ndodhej në atë kohë në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador e Gentian Docaj Funiqi urdhëruan të merrej peng./abcnews.al