Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi në GJKKO: Dua ballafaqim me vëllain e tij

schedule10:38 - 23 Prill, 2025

schedule 10:38 - 23 Prill, 2025

Për herë të parë në Gjykatën e Posaçme ka dhënë deklarime Dritan Rrexhepi i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në Janar të vitit 2020 në Kamëz. Në seancën e së mërkurës  Rrexhepi ka mohuar akuzat e prokurorisë dhe në të njëjtën kohë nuk ka njohje me asnjë nga personat që SPAK i dyshon si bashkëpunëtorë në rrembimin e Prengës.

“Me Gentjan Funiqin nuk kam pasur njohje, kurrë në jetë. Martin Bleta nuk e kam të dëgjuar, as Korado Gështenja. Nga burgimi nuk kam bërë asnjë lloj bashkëpunimi për të dhënë para lidhur me trafikun e drogës. Në fund të vitit 2019 nuk kisha informacion për vjedhjen e një sasie droge në portin Portsmouth të Londrës. E mora vesh nga mediat në Shqipëri.  Kam dëgjuar nga familjarët e mi që në Shqipëri akuzohesha për diçka që kishte ndodhur në Shqipëri.”

Më pas Rrexhepi i tha gjykatës se në lidhje me ngjarjen është vënë në dijeni nga mediat se ndaj tij kishte nisur hetim prokuroria e Tiranës. Duke i qëndruar pretendimit se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe ishte  përpjekur përmes gazetarit Artan Hoxha që t’i provonte familjarëve të Jan Prengës se nuk kishte lidhje me ngjarjen.

“Nga familjarët mora vesh që akuzohesha për Jan Prengen, familjarët e mi, burri motrës time Dorjan Velaj. Ai takoi një gazetar te prokuroria, dhe unë fola me gazetarin përmes kunatit tim. Përmes avokatit tim me vinin gazetat e fotokopjuara. Ndërkohë qe kunati im shkoi te Prokuroria e Tiranës për këtë çështje, takoj një gazetar dhe i tha dy gjëra. O zoti gazetar i thash nuk jam unë personi që po flitet. Fola me Artan Hoxhën. I dhash disa foto dhe ai i publikoi.”

Rrexhepi mohoi të ishte edhe përdorues i aplikacionit SKY ecc, por SPAK paraqiti në gjykatë komunikime të zbardhura mes tij dhe Gentian Funiqit e  Altin Hajrit që provojnë se ata kanë folur mbi ngjarjen dhe mënyrën se si u organizua rrembimi dhe zhdukja e Jan Prengës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!