“Rrëmbeu zemrat e korçarëve”, Duka kujton Milutin Kërçiç

schedule12:37 - 7 Shkurt, 2021

schedule 12:37 - 7 Shkurt, 2021

Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë legjenda e Skënderbeut në vitet 1970-80, Milutin Kërçiç. Së fundmi në rrjetet sociale reagoi presidenti i FSHF, Armand Duka.

Ai i shpreh ngushëllime familjes së Kërçiç dhe kujton gjithë arritjet e tij në karrierë dhe dashurinë e tifozëve korçarë ndaj ish-sulmuesit.

POSTIMI – Kjo e diel nisi me një lajm të trishtë për futbollin shqiptar dhe për komunitetin sportdashës korçar. Milutin Kërçiç, ish-futbollisti i Skënderbeut dhe ekipit kombëtar Shpresa u nda nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Kërçiç është një nga futbollistët më të mirë në gjithë historinë e klubit korçar, ku luajti në vitet ’70-’80 dhe kontribuoi më pas me përvojën e tij të vyer për disa sezone si pjesë e stafit teknik.

Me talentin e tij ai rrëmbeu zemrat e tifozëve korçarë, duke mbetur një nga futbollistët më të dashur për këtë komunitet. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. I paharruar qoftë kujtimi i Milutin Kërçiç! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!