Lea Ismalaj ishte vajza e cila rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2021” pak ditë më parë. 18-vjeçarja fitoi gjithashtu çmimin e publikut, që e zgjodhi atë si vajzën më të bukur shqiptare.
E ftuar ditën e sotme në “Abc-ja e mëngjesit” së bashku me Miss Press, Rexhina Elezi dhe Miss Bikini-n, Rexhina Berami, ajo tregoi se nuk e priste të fitonte çmimin kryesor. Lea, e cila ka lindur në Francë, tregoi se arsyeja pse vendosi të kthehej dhe të konkurronte për Miss Shqipëria ishin prindërit e saj.
“Mendoja se do të isha shoqëruese ose të merrja ndonjë çmim tjetër por jo se do ta fitoja E kisha më shumë për të bërë krenare familjen time, e kanë patur ëndërr që të merrja pjesë dhe prandaj erdha. Më shumë për ato sesa për mua.“, tha Lea. /abcnews.al


