Rrëmben avionin e “Alaska Airlines” dhe përplaset me pistën

schedule12:19 - 11 Gusht, 2018

schedule 12:19 - 11 Gusht, 2018

Një mekanik 29 vjeçar i Kompanisë Ajrore Amerikane “Alaska Airlines” rrëmbeu një avion 76 vendesh, dhe pas një fluturimi prej një ore në Uashington u përplas në pistë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Një avion i “Alaska Airlines” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ngrit nga pista pa autorizim në aeroportin ndërkombëtar “Si Tak” për t’u përplasur pas një ore fluturimi në shtetin e Uashingtonit. Në bordin e avionit ndodhej vetëm piloti, që sipas zyrtarëve të aeroportit, ishte një nëpunës i kompanisë ajrore, ndoshta një mekanik. Dëshmitarë okularë treguan se kishin parë avionin që ndiqej nga avionë ushtarakë.

Sipas policisë amerikane autori i rrëmbimit të avionit ishte 29 vjeç dhe nuk kishte lidhje me terrorizmin, pasi avioni me 76 vende ishte bosh në momentin e ngjarjes.

Duke komunikuar me kullën e kontrollit, i riu kishte dëshmuar ç’rregullime duke thënë se shumë njerëz do të shqetësoheshin për të dhe nuk do të donte t’i zhgënjene. Ai theksoi se ishte një djalë i dëmtuar.

Më pas ai refuzoi të ulej në bazën ushtarake pranë, duke thënë se nëse do të ulej atje do ta rrihnin. Ai tha se ishte i shqetësuar se pse po mbaronte karburanti, por nëse do të ulej si duhej në pistë, kompania ajrore do ta merrte në punë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!