Rreh babain dhe e kanos me thikë, arrestohet 26 vjeçari në Elbasan

schedule09:22 - 26 Tetor, 2020

schedule 09:22 - 26 Tetor, 2020

Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Sipas uniformave blu i ndaluari është shtetasi me iniciale B.H., 26 vjeç, i cili akuzohet se ka ka kanosur me mjet  të mprehtë thikë babin e tij.

Gjithashtu në prangat e policisë kanë përfunduar edhe dy persona të tjerë, një i shpallur në kërkim dhe një 26 vjeçar i cili është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin: B.H., 26 vjeç,  banues në Elbasan,  pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet  të mprehtë thikë babin e tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u kap dhe u  ndalua shtetasi: P.L., 33 vjeç,  banues në fshatin Valas, Elbasan,  pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan , u arrestua në flagrancë shtetasi: E.Nj., 26 vjeç, banues në fshatin Stravaj, Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.e.su./abcnews.al